HomeModa

Make-up artisti i Kylie Jenner, Ariel jep disa këshilla për një lëkurë perfekte

Ariel ka punuar me disa nga emrat më të njohur të botës së Showbizit dhe tashmë artisti i makijazhit të Kylie Jenner na jep disa këshilla rreth makijazhit.

Ariel Tejada fshihet pas makijazhit ikonik të paraqitjes së Kylie Jenner në tapetin e kuq dhe të mos përmendim edhe Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian.

Duke biseduar me FEMAIL, Ariel zbuloi disa këshilla se si të kemi një lëkurë që shkëlqen edhe në stinën e dimrit. Duke përshkruar pamjen e Kylie si një pamje që është vazhdimisht në ndyshim Ariel tha: “Në dy vitet e fundit e kemi perfeksionuar pamjen tonë. Nuk mendoj se vetullat e mia i shkonin asaj dhe mendoj se vetullat e saj tashmë perfekte kanë ndryshuar strukturë.

Në mënyrë që hapja e ‘fondatinës’ të japë iluzionin e një lëkurë të pastër Arieli thotë se çelësi është pastrimi i rregullt i fytyrës. “Pastrimi i fytyrës rregullisht është një hap shumë i rëndësishëm dhe sidomos ndjekja e një rutine të rregullt.”

“Është e rëndësishme të përdorni një ‘eksfoliant’ të mirë gjatë dimrit që të mund të pastroni lëkurën e vdekur dhe lëkura juaj të duket më mirë. Është shumë e rëndësishme që lëkura të jetë e hidratuar dhe jo vetëm në sipërfaqe. Konsumoni shumë ujë në mënyrë që lëkura juaj të jetë e hidratuar dhe të duket mirë.”- shprehet ndër të tjera Ariel.


TË NGJASHME