HomeLajme

Makeup-i i rënduar nuk i lejon gratë që të shihen si lidere

Makeup-i mund të ndikojë shumë për besimin tonë dhe punën që ne bëjmë në vendin e punës. Mirëpo makeup-i ka edhe mangësitë e tij po ashtu, pasi sipas studimit aplikimi i një sasie të madhe i bën gratë të duken sikur nuk kanë aftësi të forta drejtuese.

Me pak fjalë, grimi mund të jetë miku ose armiku në punë.
Grimi i’u rrit vetbesimin femrave, pasi tregon prezencë dhe hijeshi, por jo nëse aplikojmë shumë.
Makeupi mund të përmirësojë bukurinë tonë dhe kështu të na bëjë të dukemi më të favorshëm në sytë e njerëzve të tjerë. Mirëpo e njëjta sasi e përdorur në evente të rëndësishme (punë) nuk i jep femrës figurën e një lidere.

Një studim i Universitetit Harvard/Boston u pajtuar me faktin se grimi magjepsës nuk vlen gjatë përditshmërisë në punë. Rezultatet e studimit arritën në përfundimin se, nëse ndihma e grimit i bën gratë të duken më kompetente, pamja dramatike ose magjepsëse (shkëlqimi, xixat) mund të bëjë që ato të shihen si më pak të besueshme me kalimin e kohës.

Si i tillë, këshillohet të ruani thjeshtësinë dhe të mos visheni joshëse në punë nëse dëshironi të jeni e besueshme.


TË NGJASHME