Botë Kronikë Lajme

Makina bie nga ura, humb jetën shqiptari

Një adoleshent shqiptar 17-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Amerikë. Mediat e huaja shkruajnë se në aksident kanë humbur jetën Altin Nezaj dhe një vajzë 15-vjeçare, ndërkohë që një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Illyria shkruan se i riu që ka humbur jetën ka qenë shqiptaro-amerikani Altin Nezaj. Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte, pikerisht  shkolla e mesme “Pearl River”.

Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës, e cila ka ndezur edhe qirinj në shenjë homazhi për të.

Sipas të dhënave të para, makina ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë, ku ka marrë flakë. Për pasojë makina është shkatërruar, ndërkohë që dy të rinjtë kanë vdekur menjehërë.

1

Related posts

Nisma për një sistem të ri zgjedhor në Shqipëri

Mila

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare indianit, Ministria e Jashtme i ndërpret mandatin

Xhensila Gotanews

Aksioni i FNSH në Sarandë, publikohen emrat e të ndaluarve

Anxhela news
Na Kontaktoni!