HomeLajmi i Fundit

Makina del nga rruga, aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq

Pak minuta më parë, në aksin nacional Korçë-Maliq është shënuar një aksident, me pasojë vdekjen e një personi.

Një makinë ka dalë nga dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i saj ka humbur jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Sipas të dhënave jozyrtare, dyshohet se shoferi ka ndërruar jetë pasi është zënë poshtë nga mjeti që po drejtonte.