HomeShowbiz

Makina e Lady Diana-s doli sërish në shitje me gjysmën e çmimit fillestar

Makina tip Audi 80 Cabriolet është pa dyshim makina më e famshme e verës së 1994-ës. Dovercourt Audi e St. John’s Wood ia dhuroi Princeshë Diana-s, e cila e përdori nga marsi në korrik të vitit 1994, para se ta kthente sërish.

Në atë kohë pati shumë reagime nga publiku, pasi kjo makinë cabriolet shihej si e papërshtatshme për t’u përdorur nga një pjesëtare e familjes mbretërore.

Megjithatë, fama dhe vëmendja që kjo makinë pati dikur, ishte shumë e madhe.

Pas Princeshë Diana-s, makina ka pasur katër pronarë, përfshirë edhe komentatorin politik Iain Campbell Dale. Tani automjeti do të dalë sërish në ankand në The Practical Classics Classic Car and Restoration Show 2020, që do të mbahet në Birmingham më datat 27-29 mars. Më parë, makina ka dalë dy herë në shitje, për 60.000 – 80.000 paund, por nuk arriti të shitej.

Ndërsa tani çmimi i saj është reduktuar në gjysmë. Ajo pritet të shitet për 35,000 – 40,000 paund. Kështu që nëse ju intereson, është mundësia juaj.


TË NGJASHME