HomeLajmi i Fundit

Makina e merr para, gruaja mbetet e shtrirë në rrugë

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit dhe për pasojë një grua ka mbetur e plagosur. Sipas të dhënave të para mësohet se shtetasja, e cila mbeti e plagosur i ka dalë para makinës duke i prerë rrugën. Qytetarët kanë raportuar ngjarjen tek “BalkanWeb”, ndërsa theksojnë se gruaja ka marrë dëmtime të shumta.

70493520 921176238245641 1431532893477273600 N

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënder Luarasi”, ndërsa në foton, shihet gruaja e plagosur e shtrirë në rrugë dhe disa qytetarët që përpiqen t’i japin ndihmën e parë.