HomeLajmi i Fundit

Makina përpihet nga flakët në Shkozet, shpëton pa dëmtime drejtuesja

Para pak minutash në mbikalimin e Shkozetit, një makinë në ecje, ka marrë flakë.

Drejtuesja e mjetit ka arritur të shpëtojë pa asnjë dëmtim, nga makina që është përfshirë nga flakët në ecje.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit në flakë të makinës, ndërsa polica po punon për zbardhjen e ngjarjes.