HomeLajmi i Fundit

Makina përplas këmbësoren, humb jetën gruaja

aksident

Një grua është përplasur për vdekje nga një makine në Durrës. Policia, në një informacion paraprak bën me dije se aksidenti ka ndodhur në orën 12:30, në vendin e quajtur “ish- Këneta’. 

“Mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital”- njofton policia.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 20.11.2019, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “ish- këneta’, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.