HomeLajmi i Fundit

Makina përplaset me 3 të tjera, 19 të vdekur

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur në një shpërthim afër Institutit Kombëtar të Kancerit në Egjipt, kanë thënë zyrtarët qeveritarë.

Ministria e Brendshme ka thënë përmes një deklarate më 5 gusht se makina e nisur në drejtim të kundërt është përplasur me tri makina tjera, çka ka rezultuar me shpërthim.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ky incident ka qenë i qëllimshëm.

Në disa video të postuara në rrjetet sociale, janë parë shumë vetura të përfshira nga flakët, si pasojë e shpërthimit.

Ky rast ka ndodhur në distriktin El Manial të Kajros, nga i cili shihet Lumi Nil.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe brenda Institutit Kombëtar për Kancer./REL