HomeLajmi i Fundit

Makina përplaset me kamionin, 25 vjeçari shqiptar humb jetën

Një aksident fatal i ka marrë jetën një të riu shqiptar mëngjesin e sotëm.

Viktima është 25 vjeçari Endri Zaimi, banues me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël në Alpago dhe punëtor të Luxottica.

Mjeti me të cilën udhëtonte i riu u përplas me një kamion i mbushur me materiale ndërtimi. Drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë nuk pati lëndime.

Viktima drejtonte një Volvo V50. Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, duke nxjerrë trupin e ndjerë dhe më pas largimin e mjetit të shkatërruar nga rruga.

5048852_Endri-Zaimi-2
5048852_incidente
5048852_incidente-ponte-nelle-alpi
5048852_incidente-ponte-nelle-alpi-3
5048852_incidente-ponte-nelle-alpi-2
5048852_incidente-ponte-nelle-alpi-1
Endri-Zaimi_13123215.jpg.pagespeed.ce.kxSnZc3spB

M.H/ GotaNews