HomePolitikë

Makina që përdor, e blinduar?! Përgjigjet kryeministri

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka përdorur fuoristradën Lincoln, dhe jo me automjetin tip Mercedes që përdor zakonisht.

Sipas opozitës ky automjet është i blinduar. I pyetur nga Blendi Fevziu që në fillim të emisionit se nga kush kishte frikë, ja si u përgjigj kyreministri.

Blendi Fevziu: Këtu në Klan kush do të bëjë atentat?

Edi Rama: Njëri nga këta të studios duhet të shkojë dhe ta shikojë është apo jo e blinduar? E blinduar? Të çohet tani, për t’i shërbyer telespektatorëve që iu kanë thënë se makina është e blinduar… Makina është që në vitin 2009, që unë kur kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla. Dhe makina që unë përdor nuk ka qenë kurrë e blinduar. Është makina që e kam përdorur që atëherë. Ka dalë lajm se kam blerë makinë të re qindra mijëra euro, nuk është e vërtetë. Kam çuar makinën e vjetër dhe kam marrë një të re me qera. Unë nuk jam as shofer, nuk di as ti jap makinës, unë i jap vetëm makinës së qeverisë. Unë skam asnjë makinë të blerë si kryeministër, dhe Benz-i që thoni se është i ri është me qera.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME