HomeLajmi i Fundit

Mal i Zi, dalin rezultatet e para të zgjedhjeve

Rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Mal të Zi janë bërë të ditura nga Qendra për Monitorim dhe Kërkim. Janë numëruar 49.8% e votave deri më tani. Sipas vlerësimeve të para, lista DPS e Milo Gjukanoviç ka 34.2% dhe koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 33.7%.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 12.6%, “Bardh e zi” me 5%, Partia Boshnjake 4.4%, Social Demokratët 4.3%, SDP – Mali i Zi i fortë 3%, Koalicioni Shqiptar Njëzëri 1.1%, Lista Shqiptare 1.4 %, HGI 0.2%. Nëse ndonjë nga listat kroate tejkalon 0.35% ata do të marrin një mandat të rezervuar.

Qendra për Tranzicionin Demokratik njoftoi më parë se 75.9% e votuesve të regjistruar ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. Qytetarët votuan në 1,217 vendvotime për njërën nga 11 listat zgjedhore. 540,026 qytetarë kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme.