HomeShëndeti

Mal i Zi hap kufijtë, por a kalojnë dot shqiptarët pa testin e Covid?!

Teksa Greqia bëri të ditur sot që vazhdon të jetë e mbyllur për shqiptarët, një gjë të tillë nuk e ka ndjekur Mali i Zi.

Këtë të diel mali i Zi ka njoftuar se hap kufijtë për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët që duan ta vizitojnë.

Hyrja në Mal të Zi nuk do të ketë asnjë kërkesë lidhur me Covid-19, siç është testi apo vaksina, sidoqoftë me sa duket kjo vlen vetëm për një pjesë të caktuar kategorish të atyre që do hyjnë në këtë shtet.

Por në sajtin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme Rumune thuhet se megjithëse masat kufizuese në Malin e Zi janë zbutur, vetëm një kategori e caktuar e shtetasve të huaj kanë qasje të lirë në këtë vend, pa u kushtëzuar nga kërkesat në lidhje me Covid- 19.

Në mënyrë të veçantë, shtetasit malazezë dhe të huaj që vijnë nga Kosova, Serbia Bosnjë e Hercegovinës, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Kroacia, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia mund të hyjnë në Malin e Zi pa paraqitur test PCR për Covid-19 apo dëshmi se ata janë vaksinuar kundër koronavirusit, nëse vërtetojnë se kanë një qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, apo nëse kanë qëndruar në ato shtete përkatëse për të paktën 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi.

Shtetas të tjerë malazezë dhe të huaj (përveç personave nga Shqipëria, Republika e Serbisë, Serbia, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia Veriore, Kroacia, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia) që dëshirojnë të hyjnë në Malin e Zi përmes të gjitha pikave të transitit të kufirit, duhet të plotësojë disa kushte.


TË NGJASHME