HomePolitikë

Malaj shkarkohet nga socialistët me minimum votash

Ish-kolegët e tij në Partinë Socialiste dhe një pjesë e deputetëve të opozitës së re kanë votuar për shkarkimin e Arben Malajt nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Vetëm 72 vota u dhanë për shkarkimin e Malajt, ndërkohë që 71 është minimumi për çdo vendim që duhet të miratohet në Parlament.

10 deputetë u shprehën kundër shkarkimit të ish-deputetit të PS-së, njëri abstenoi dhe 5 të tjerë nuk morën pjesë në votim.

Sa i përket emërimit të Arben Ahmetajt si ministër për Rindërtimin, 97 deputetë votuan pro propozimit të kryeministrit Edi Rama, 2 votuan kundër dhe 1 abstenoi.


TË NGJASHME