HomeRajon

Mali i Zi zbulon publikisht identitetin dhe adresat e të infektuarve

Mali i Zi ka publikuar të dhënat e plota të pacientëve me koronavirus në faqet e saj zyrtare. Po ashtu, qeveria po përditëson vazhdimisht në mënyrë publike të dhënat e atyre personave që duhet të jenë të izoluar.

Autoritetet thanë që kishin marrë miratimin nga Agjencia malazeze për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Të gjitha ligjet e vendeve si dhe udhëzimeve ndërkombëtare përcaktojnë që informacioni mjekësor i pacientit duhet të mbahet privat dhe nuk lejohet të shpërndahet ose të bëhet publik pa lejen e pacientëve.

Për më tepër, publikimi i emrave dhe adresave të qytetarëve pa lejen e tyre është një shkelje e së drejtës së tyre për privatësi.


TË NGJASHME