HomeLajme

Mallakastër, pranga 51-vjeçarit

Policia e Fierit ka sekuestruar 29 kg kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit M. Ç., 51 vjeç në Usojë të Mallakastrës u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike. Mësohet se në banesë ndodhej edhe shtetasi me inicialet A.S., 45 vjeç, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtori.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


TË NGJASHME