HomeShowbiz

Mallkimi i Drake, boksieri Anthony Joshua është “viktima” e rradhës

Boksieri britanik Anthony Joshua u mburr para sfidës me Andy Ruiz Jr se do të thyente “mallkimin Drake”, sipas të cilit të gjithë personazhet që bëjnë fotografi me reperin humbin sfidat e tyre.

Foton me Drake ai e postoi që në muajin mars, në profilin e tij në Instagram, ku shkruante “Zotohem se do ta thyej mallkimin”. Por ndryshe nga sa shkroi, ai u rrëzua në tapet nga meksikani Ruiz Jr në sfidën për peshat e rënda, ku humbi edhe të katër titujt kampion bote.

Mallkimi i Drake nisi kur skuadra e basketbollit Tornto Raptors vendosi të bënte këngëtarin ambasador global në vitin 2013, por humbi të gjitha ndeshjet e rëndësishme. Dy vjet më pas Serena Williams humbi befasisht kundër Roberta Vincit në gjysmëfinalet e US Open pasi ishte takuar me Drake pak më herët.

Vitin e kaluar, edhe kampioni i UFC, Conor McGregor ra viktimë e mallkimit pasi u mund nga Khabib Nurmagomedov. Por nuk mbaron me kaq, reperi kanadez u fotografua me mesfushorin Sancho dhe në ndeshjen e radhës Dortmund u mund 5-0 nga Bayern.

Ndërsa një foto e Sergio Aguero-s me Drake “i kushtoi” Manchester City-t humbjen ndaj Tottenham në Champions ku sulmuesi Argjentinas humbi një 11-metërsh.

Më e komentuara në rrjete sociale është humbja katastrofike e PSG ndaj Lille, pasi këngëtari amerikan shfaqej në një foto të postuar në Instagram nga mbrojtësi francez Kurzawa.


TË NGJASHME