HomeLajmi i Fundit

Kapet me qepë dhe patate në makinë, nën hetim sarandioti

Haziz Xhixho nga Saranda është vënë nën hetim nga policia pasi në automjetin tij, u gjetën qepë dhe patate që dyshohet se janë mallra kontrabandë.

Ai u ndalua në kthesën e Jorgucatit, në Gjirokastër.

Në momentin e ndalimit Xhixhos iu sekuestrua edhe sasia e mallit që u gjet në automjet, ndërkohë që materialet për hetimin e tij, u kaluan në Prokurorinë e Gjirokastrës.