HomeShowbiz

Maluma dhe Jennifer Lopez bëhen bashkë për një super projekt, por jo për muzikë!

Maluma është një prej këngëtarve më të pëlqyer kudo nëpër botë jo vetëm për zërin por edhe për pamjen e tij.

Pasi bashkëpunoi me Madonna për këngën “Medellin”, Maluma po përgatitet për të pasur në krah një tjetër yll të muzikës, Jennifer Lopez, por jo në skenën muzikore.

Këngëtari do të jetë protagonist i “Marry me”, ku do të interpretojë të fejuarin e JLo, duke pasur kështu dhe debutimin në kinema e Hollywood.

“Marry Me” përqendrohet te një superyll i popit (Lopez), e cila, pak para se të martohet me të fejuarin rok (Maluma) në skenën e “Madison Square Garden”, zbulon se e tradhtonte me asistenten e saj. Tërbohet dhe zgjedh rastësisht mes turmës një mësues matematike (Owen Wilson) të martohet në vend të tij.


TË NGJASHME