HomeShowbiz

Maluma i dashuruar, ja modelja që i ka rrëmbyer zemrën

Maluma është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga femrat si për muzikën gjithashtu edhe për paraqitjen.

Me siguri miliona fanse, ëndërrojnë të jenë tani në vendin e modeles Winnie Harlow e cila duket se ka nisur një romancë me Maluma-n, të cilën po mundohen ta mbajnë sa më larg syrit të mediave.

Disa burime kanë treguar se këngëtari dhe modelja janë parë së bashku në një restorant në Long Island, të shoqëruar edhe nga miqtë e tyre. Ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe janë parë të kërcejnë ngjitur gjatë mbrëmjes.

Gjithashtu, Winnie e shoqëroi Maluma-n në koncertin e tij të fundit në MSG, ku ai xhiroi edhe një skenë me Jennifer Lopez për filmin e tyre të ri.

Megjithatë, askush prej të dyve s’e ka konfirmuar apo mohuar lajmin e lidhjes, ndërkohë që presim të tjera zhvillime nga çifti.


TË NGJASHME