HomeShowbiz

Mamaja e Demi Lovatos ‘fansja’ numër një e ish-partnerit të këngëtares

Fansat e Demi Lovatos nuk janë të vetmit të cilët po presin me padurim nga dita në ditë për një lajm ribashkimi të këngëtares me ish-partnerin e saj, Wilmer Valderrama. Së fundmi, edhe mamaja e Demit, Dianna De La Garza, ka thënë se dëshiron që vajza e saj të bashkohet sërish me Wilmer. “E adhuroj Wilmer. Nëqoftëse Demi më thotë se do të ribashkohet me të, nuk do e kem aspak problem, megjithatë këto janë vendimet e saj dhe nuk mund të vendos unë. Jam e sigurt që do të jem shumë e lumtur me këdo që ajo vendos të qëndrojë”, është shprehur Dianna për ‘UsWeekly’. “Wilmer do të ketë gjithmonë një vend special në zemrat tona dhe në familje, kjo gjë nuk ka për të ndryshuar kurrë, për asnjë nga ne”, ka shtuar ajo. Kujtojmë se Demi dhe Wilmer qëndruan në një lidhje për 6 vjet, por i dhanë fund asaj në vitin 2016.


TË NGJASHME