HomeSociale

Manastirliu: 3 pacientë me koronavirus transferohen tek spitali “Shefqet Ndroqi”

Transportohen edhe 3 pacientë të tjerë nga spitali I Infektivit drejt COVID 2 “Shefqet Ndroqi”. 

Lajmi është bërë i diur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarliu mëngjesi i sotëm.

Kështu, numri i pacientëve të trajtuar në këtë spital shkon në 4.

“5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me #COVID19??
#Vijojmë forcimin e kapaciteteve qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga #COVID19.”, shkruan ministria.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME