HomeSociale

Manastirliu: Ashtu siç ishim nuk do të jemi, derisa …

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot gjatë fjalës së saj në Kuvend se dy spitale Covid nuk do të kenë më kapacitet pas rritjes së numrave dhe se së shpejti do të duhet hapja e spitalit Covid 3 dhe 4.

“Në të dy spitalet e dedikuara për Covid, kemi mbi 120 të shtruar me këtë diagnozë. Shumë shpejt do të ezaurojmë kapacitetet e të dy spitaleve dhe do të shtrihemi në spitalin e tretë dhe të katërt. Ne do të vijojmë të forcojmë kapacitetet spitalore, por më mirë të forcojmë kapacitetet apo të marrim masa secili prej nesh? Duhet të mësohemi me normalitetin e ri. Ashtu siç ishim nuk do të jemi, derisa të dalë vaksina”, tha Manastirliu.

Ministrja u tërhoqi vëmendjen edhe disa deputetëve që nuk po e mbanin maskën në sallën e Kuvendit: “Kolegë të nderuar, disa nga ju maskën nuk po e mbani. Nëse nuk e mbani ju, nuk jeni shembulli më i mirë për t’u marrë. Nuk duhet t’ju mbush unë mendjen, maska është masë e propozuar nga ekspertët”.

Mënyra e pëshëndetjes së njerëzve pas pandemisë ka ndryshuar. Ndaj ministrja e Shëndetësisë ka propozuar kthimin e përshëndetjes tradicionale për të evituar kontaktet fizike mes individëve.

“Ne shqiptarët kemi një tradite shumë të bukur për të shprehur respektin ndaj mikut, prej kohëve të lashta. Dorën në zemër dhe një tundje e lehtë e kokës. Pse mos ta rikthejmë si traditë, për të evituar shtrëngimin e duarve, një mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME