HomeSociale

Manastirliu dënon dhunën: Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e Gjykatës

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj mjekëve në krye të detyrës,për të cilën po protestojnë edhe disa mjekë të QSUT-së.

Ajo thekson se e konsideron të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv.

“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!”


TË NGJASHME