HomeSociale

Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e urgjencës për shërbimin në banesë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Urgjenca Kombëtare se do të dyshishohen ekipet e terrenit për shërbimin në banesë të qytetarëve të prekur nga COVID19.

“Tirana mbetet e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID19, pra skuadra të lëvizshme të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolleve, sipas gradës së sëmundshmërisë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apo për transferimin në spital sipas protokolleve. Përgjatë vjeshtë- dimrit, do të dyfishojmë ekipet tona të terrenit”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e madhe që kryehet nga Njësia e Koordinimit dhe ekipet e urgjencës kombëtare, Manastirliu tha se po përballohet një fluks i konsiderueshëm i qytetarëve të prekur nga SARS COV2.

“Janë mbi 500 thirrje në ditë vetëm për Covid apo të dyshuar Covid në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Nga ana tjetër Urgjenca Kombëtare vijon që të japë shërbime edhe për gjithë patologjitë e tjera. Edhe kjo falë një pune dhe një organizimi shumë të mirë, të bërë nga ana juaj me gjithë spitaletv-2”, tha Manastirliu.

Manastiliu i bën thirrje qytetarëve t’i referohen strukturave shëndetësore sipas sistemit të referimit.

“Dua të bëj një thirrje për të gjithë qytetarët, për të komunikuar me numrin unik 127 kur kanë shenja të sëmundjes dhe për informacion mbi COVID19, për kontaktet me mjekun e familjes, duhet të lidhet me numrin falas 0800 40 40. Situata është serioze dhe duhet ta përballim duke zbatuar sistemin e referimit”, tha Manastirliu.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME