HomeSociale

Manastirliu: Hapen kopshtet dhe çerdhet me 1 qershor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 Qershor, protokolli I të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë.

Sipas Manastirliut faza e dytë e rihapjes do të vijojë edhe me sezonin turistik, me protokolle sigurie në funksion të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes së qytetarëve, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

“Nuk duhet të harrojmë që ky virus vijon të qarkullojë dhe ne duhet t’i përgjigjemi me të gjitha strukturat në gatishmëri. Kemi hyrë në javën e 12 të epidemisë me mbi 1 mijë të prekur. Tashmë edhe puna bëhet më e vështirë për të gjurmuar kontaktet, ndaj duhet të intensifikohet puna nga strukturat tona të terrenit“, tha Manastirliu.

Duke paraqitur situatën e deritanishme, drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP dr. Silva Bino kërkoi rritje të ndërgjegjësimit edhe të të rinjve.

“Rritja e numrit të rasteve sidomos në Tiranë tregon se sa të kujdesshëm duhet të jemi. Është koha që të rinjtë të jenë të përgjegjëshëm, që e gjithë popullata të jetë e përgjegjshme në mënyrë që të ruajmë distancën dhe rregullat e higjienës”, tha Bino.

Edhe shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, prof. Najada Çomo dhe Prof. Tritan Kalo apeluan për vetëndërgjegjësim nga qytetarët.

Në urdhrin e MSH sqarohen të gjitha masat, që duhet të marrin kopshtet dhe çerdhet, për të mbrojtur fëmijët dhe të tjerët nga virusi i rëndë, i cili vijon të jetë aktivë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

K.S/GotaNews


TË NGJASHME