HomeSociale

Manastirliu në ISHP: Jemi duke forcuar kapacitetet e testimit dhe …

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se po merren të gjitha masat për përballimin e situatës vjeshtë-dimër.

“Deri tani sipas përllogaritjeve për mbulesën vaksinale të shtuar, kemi bërë porosinë e serisë së parë të vaksinave dhe ndërkohë që vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina përsa i përket situatës që do të përballemi gjatë muajve tetor-dhjetor e në vijim”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të investimit të qeverisë shqiptare për zonxhirin ftohës për ruajtjen e vaksinave më IShP, Manastirliu tha se sipas strategjisë dhe planit të veprimit po forcohen kapacitetet e testimit dhe paralelisht po rriten kapacitetet përsa i përket programit të vaksinimit.

“Po përgatitemi për të vijuar përballjen me epideminë e Covid, që sipas strategjisë dhe planit të veprimit aktiv që ne kemi aktualisht, jemi duke forcuar kapacitetet e testimit, gjurmimit, hetimit epidemiologjik, kapaciteteve të spitaleve. Ndërkohë që ne përgatitemi dhe vijojmë të fuqizojmë kapacitetet tona përsa i përket situatës së Covid19, vijojmë të rrisim edhe kapacitetet tona përsa i përket edhe programeve për vaksinimin e sigurit, siç është programi i vaksinimit ndaj gripit për grupet e riskuara dhe rritjen e mbulesës vaksinale”, tha Ministrja.


TË NGJASHME