HomeSociale

Manastirliu në Shkodër : Regjim i ri disiplinor në spitale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në spitalin rajonal të Shkodrës u shpreh se do të vihet në zbatim një regjim i ri në spital për orarin e vizitave të familjarëve në pavijone. Ajo shtoi se ndryshimi duhet të nis nga mjeku.

Jemi të vendosur të zbatojmë regjimin e ri në spitale për orarin e vizitave të familjarëve në pavijone dhe ky ndryshim nis e para nga vetë mjekët”.

Gjatë bisedës me mjekët, Manastirliu deklaroi se po punohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, që kanosja e profesionistëve të mjekësisë për shkak të detyrës të përfshihet specifikisht në kodin penal, me ashpërsim të masave për ata që dhunojnë bluzat e bardha.

Ne jemi duke ndërmarrë me Ministrinë e Drejtësisë prej 2 muajsh nismën për ndryshimet në Kodin Penal. Kemi rënë në një draft të kodit penal lidhur me dy ndryshime të rëndësishme.

E para përsa i përket mjekimit të pakujdesshëm, duke u marrë dhe duke u vlerësuar praktika ndërkombëtare për gabimet mjekësore dhe neglizhencën në mjekim dhe elementi i dytë është vendosja në kodin penal të kanosjes për shkak të detyrës kundër profesionistëve të shëndetit, si një vepër penale e cila duhet të dënohet me burg”, deklaroi Manastirliu.

Manastirliu tha se do të vijojnë investimet në këtë spital, i cili është mbështetur me 1.8 milonë euro gjatë 4 viteve të fundit për aparatura mjekësore moderne, si angiograf, rezonancë magnetike.


TË NGJASHME