Aktualitet Ekonomi Lajme Lajmi i Fundit Sociale

Manastirliu: Shpërblim financiar për familjet e reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se 30 mijë familje kanë përfituar nga ‘bonusi i bebes”, politike që po zbatohet për lindjet e reja.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot në Maternitetin “Koço Gliozheni”, për lindjen e Krian, i cili është bebja e 30 mijtë që përfiton nga bonusi i bebes.

“Krian është fëmija i 30,000 i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, që përfiton Bonusin e Bebes, shpërblimin financiar për mbështetjen e familjeve të reja”, -shkruan Manastirliu.

Bonusi i bebes është një politikë sociale që mbështet familjet e reja me shpërblim financiar për lindjen e fëmijëve e cila ka filluar zbatimin me 1 Janar 2019.

Të gjitha familjet përfitojnë 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 1.2 milionë për fëmijën e tretë.

Related posts

Zgjedhjet, përfundon numërimi i votave në 28 bashki

Xhensila Gotanews

Joseph: Rasti Haradinaj do të ketë ndikim të përkohshëm mbi dialogun Kosovë-Serbi

Mila

Diplomati tregon “skenarët”: Ja si do largohet Rusia nga Ballkani Perëndimor

Mila
Na Kontaktoni!