HomeSport

Manchester City dhe Liverpool e nisin aty ku e lanë, gati përballja elektrizuese

Sezonin e kaluar, Manchester City dhe Liverpool, zhvilluan një betejë elektrizuese deri në javën e fundit për titullin kampion në Premier League. Edhe këtë sezon të dyja ekipet, do ta nisin aty ku e lanë sezonin e kaluar, vetëm se kësaj radhe përballja e tyre do të jetë direkte për një trofe.

Kampionët e Champions League Liverpol dhe kampionët anglezë të Manchester City do të kenë në diskutim Superkupën angleze. Një ndeshje e tillë, ka ngjallur edhe interesin e madh të tifozëve të cilët po kërkojnë me patjetër një biletë në “Wembley”.

Liverpool ka vuajtur një fazë përgatitore katastrofike duke humbur 3 nga 6 miqësoret parasezonale. Mbrojtja që ishte krenaria e “The Reds” e që i shpalli kampionë të kontinentit, tani i përngjan shpesh një rreshtimi amator të cilën armata e trajnerit Pep Guardiola nuk mund ta falë.

Për Reds do të mungojë Mane që u impenjua në Kupën e Kombeve, ndërsa Xherdan Shaqiri është në dyshim prej një dëmtimi.

Në kampin tjetër Mancester City, pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë, blerjen e re Rodri. Trajneri Guardiola me gjasë do të vendosë bast te formacioni më i fortë të dielën, njësoj sic bëri me Chelsean në vitin 2018, kur në lojë ishte i njëjti trofe.

E veçanta e kësaj përballjeje është se do të lejohen nga 6 zëvendësime për secilën skuadër, e me Klopp dhe Guardiolën në pankinat respektive, është thuajse e sigurt se cdo mundësi ndërrimi do të ezaurohet para fundit të kohës së rregullt.


TË NGJASHME