Manchester City, një hap larg titullit kampion

Gara për titullin kampion në Premier League, është ndezur më shumë pas fitores së Manchester City mbrëmjen e djeshme. Fitorja e Liverpool në fundjavë, ka marrë edhe kundërpërgjigjen e City, që edhe pse me shumë vështirësi ka arritur të triumfojë 1-0 përballë Leicester.
Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i Premier League, ekipi i Pep Guardiolës, ka hedhur një hap gjigand drejt titullit kampion. N ë minutën e 70-të, kapiteni Manchester City, Vincent Kompany shënoi një supergol nga distanca, gol që mjaftoi për ti dhënë fitoren ekipit.
https://www.youtube.com/watch?v=lMP6KjRgPYwMinutat e mbetura ishin emocionuse dh të mbushura me raste shënimi nga të dyja ekipet, por asnjë nuk arriti të konkretizojë. Me këtë fitore City rimerr vendin e parë, me 95 pikë, një më shumë se Liverpool.