HomeSport

Manchester City ofertë ‘faraonike’ për rinovimin e Pep Guardiolës

Marrëdhënia e drejtuesve të Manchester City dhe Pep Guardiolës mund të cilësohet vetëm si ‘e mrekullueshme’. Drejtuesit e klubit anglez, janë të gatshëm ta mbulojnë me ar teknikun spanjoll vetë e vetëm për të mos lejuar asnjë mendim për largim gjatë merkatos. Sipas prestigjozes angelze “The Sun”, kampionët anglezë, i kanë ofruar një kontratë rinovimi edhe për pesë sezone. Jo vetëm kaq, por e përditshmja britanike, zbulon edhe anën financiare të kontratës. Mesa duket, bëhet fjalë për një kontratë faraonike në drejtim të Guardiolës. Plot 115 milionë euro për këto pesë sezone, ose më saktë plot 22 milonë euro në sezon.

Kjo do të thotë se të ardhurat e spanjollit do të rriten me 5 milion euro në sezon. Një vlerësim maksimal për trajnerin që shrkuajti historinë e Manchester City, që për herë të parë arriti të fitojë titullin kampion në Premier League dy herë radhazi. Edhe pse Champions League, mbetet objektivi kryesor i klubit, “The Citizens”, janë gati të plotësojnë çdo dëshirë të tij në merkato. Pas kësaj oferte edhe Juventus duhet të ndalojë së pretenduari për të siguruar shërbimet e teknikut spanjoll.


TË NGJASHME