HomeSport

Manchester United i beson stolin Solskjaer

Manchester United zgjodhi trajnerin që do ta drejtojë deri në fund të sezonit dhe bëhet fjalë për Ole Gunnar Solskjaer, gjë që bëri që të bien menjëherë hipotezat që flisnin për caktimin e Michael Carrick në këtë detyrë.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se tifozët e Manchester United e mësuan lajmin fillimisht nga kryeministrja norvegjeze Erna Solberg që zbuloi gjithçka nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Sot është një ditë e madhe për futbollin norvegjez. paç fat në stolin e Djajve të Kuq, Solskjaer”, shkruante Erna Solberg në postimin e saj, të cilin e fshiu për ta ripublikuar më vonë pas zyrtarizimit të lajmit nga ana e manchester United nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Në këtë komunikatë, Manchester United bëri të ditur se Solskjaer do të marrë menjëherë detyrën e ti dhe do të qëndrojë në drejtimin e skuadrës deri në momentin që klubi të përcaktojë trajnerin e ri. Solskjaer do të ketë si asistentë të tij Mike Phelan, Michael Carrick dhe Kieran McKenna.

Solskjaer ka luajtur me fanelën e Manchester United në periudhën 1996-2007 duke u aktivizuar në 366 ndeshje me 126 gola të shënuara. në vitin 2008 ai u bë trajneri si skuadrës rezervë të Manchester United përpara se të merrte drejtimin e Moldes në Norvegji.

Ndërkaq, drejtuesit e Manchester United po punojnë për gjetjen e trajnerit që do të marrë vendin e Solskjaer sezonin e ardhshëm. për momentin kandidatët kryesorë për t’u ulur në stolin e Djajve të Kuq janë Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino, ndërkohë që po përmenden edhe emrat e Antonio Contes e Massimiliano Allegrit.


TË NGJASHME