HomeSport

Manchester United i pandalshëm pas largimit të Mourinho-s, sonte super sfida City- Liverpool

Mbrëmjen e djeshme përballë Newcastle, ekipi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer fitoi 2-0 me golat e shënuar nga Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford.

Manchester United duket se është çliruar pas largimitJose Mourinho, pasi ka arritur mbrëmjen e djeshme fitoren e katërt radhazi, ndërsa në total që pas shkarkimitportugezit ka shënuar 14 gola dhe ka pësuar vetëm 3.

Mbrëmjen e djeshme përballë Newcastle, ekipi i drejtuar nga  Ole Gunnar Solskjaer fitoi 2-0 me golat e shënuar nga Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford. Me këtë fitore Manchester United ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vendin e gjashtë duke marshuar drejt zonës Champions. Chelsea bëri një hap fals duke barazuar pa gola me Southampton.

Ndërkohë që super sfida e javës luhet sonte mes Manchester City dhe Liverpool. Aktualisht Liverpool kryeson kampionatin, ndërsa City ndodhet në vendin e tretë.

Një fitore sonte përballë ekipit të Guardiolës do të bënte që Klop të ishte më i qetë në objektivin titull edhe pse është ende shumë herët. Gjithashtu sonte luhet edhe sfida Villarreal- Real Madrid e vlefshme për kampionatin spanjoll.


TË NGJASHME