HomePolitikë

Mandati i Valbona Sakos, Gjykata e Durrësit merr vendimin

Është vërtetuar mandati i Valbona Sakos, nga Gjykata e Durrësit, si kryebashkiakja e re e qytetit bregdetar.

Vendimi u mor nga gjyqtari Shpëtim Reka, i cili mori një vendim të ndryshëm nga kolegia e tij që i quajti të pavlefshme zgjedhjet lokale, jo më larg se dy ditë më parë.

Ky vendim vjen pasi selia rozë ndërmori një tjetër hap, duke iu drejtuar me një kërkesë zyrtare Gjykatës së shkallës së Parë në Durrës, për të njohur Valbona Sakon si kryetaren e re të Bashkisë.

Më herët, kjo gjykatë refuzoi mandatin për Valbona Sakon, me arsyetimin se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi partia “Bindja Demokratike” është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë zgjedhjet nul.


TË NGJASHME