HomePolitikë

Manjani i zhgënjyer nga politika, por…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në studion e “Top Talk”, shprehu zhgënjimin e tij nga politika shqiptare.

Teksa nënvizoi se qëndrimi i tij i ashpër në luftën kundër kanabisit, i kushtoi postin si ministër Drejtësie dhe karrierën politike, Ylli Manjani theksoi se nuk do të tërhiqet nga jeta politike.

“Në mënyrën se si unë e konsideroj politikën, unë nuk kam dalë nga politika. Për të menduar, për të propozuar, apo për të analizuar situatën e kam bërë dhe do ta bëj këtë gjë. Nuk është e nevojshme të jesh i angazhuar politikisht. Unë bëj këtë gjë, në parti apo parti, në kryesi apo jashtë qeverisë, Ylli Manjani nuk ndryshon. Unë nuk dal të bëj zëdhënësin e askujt”, tha ai, duke shtuar “Ne kemi një klasë politike të instaluar prej vitesh, e cila është e kapur fort pas procedurave apo proceseve false politike. Ka një masë të madhe njerëzish që nuk përfaqësohen nga kjo klasë politike. Unë nuk po marr përsipër t’i përfaqësoj, por po them siç i kam ato mendime”, tha Manjani.

Ai nënvizoi se nuk ka ndërmend që të hap parti të re, por që mendimet e tij do i shprehë gjithmonë.null


TË NGJASHME