HomePolitikë

Manjani: Ia jap edhe sot firmën “Bindjes”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani  në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar mënyrën e mbledhjes së firmave për themelimin e partisë së Astrit Patozit “Bindja Demokratike”.

Manjani shkruan se për themelimin e “Bindjes” do ta kishte dhënë edhe ai firmën, madje se mund ta jepte edhe tani, vetëm e vetëm që nga listat të hiqen firmat false.

Postimi i Manjanit: 

Sinqerisht do ja kisha dhënë firmën time organizatorëve të Bindjes Demokratike, po tu duhej për rregjistrim.

Natyrisht nuk do ti kisha votuar, as do bëhesha anëtar i Bindjes, por firmën sa për t’u rregjistruar si subjekt po, me qejf do ua kisha dhënë.

Fundja, le të bëhet edhe një parti më shumë!

Do e kisha bërë me vullnet të plotë, dhe po t’u duhet e bëj dhe tani, vetëm të heqin nga lista e themeluesve firmat fallco.

Është shumë më e ndershme t’i thuash tjetrit “ kam nevojë për firmën tënde”, sesa tja vjedhësh.

Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik.


TË NGJASHME