HomePolitikë

Manjani: Kaq duhet! As ndërmjetësim e as tryeza pazaresh

Në një postim në rrjetet sociale ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kriza politike e cila sipas tij ka vënë në rrezik serioz demokracinë, mund të zgjidhet nga palët pa ndërhyrje nga jashtë.

Është krejt e thjeshtë: Kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një mocioni besimi sipas nenit 104 të Kushtetutës. Kaq duhet! As ndërmjetësim ndërkombëtar (të cilët s’kanë haber nga punët tona) e as tryeza pazaresh. Thjesht një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje. Nga zgjedhjet dhe vetëm nga zgjedhjet do dalë parlamenti pluralist nga ku fillon të veprojë sistemi demokratik”, shkruan Manjani

Ndërsa shton se e vetmja gjë që kërkon një mirëkuptim është kur do jenë zgjedhjet.

Postimi i Plotë:

Ende shpresoj që kriza jonë politike, që ka vënë seriozisht në rrezik demokracinë, të zgjidhet nga vetë ne.

Është krejt e thjeshtë: Kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një mocioni besimi sipas nenit 104 të Kushtetutës.

Kaq duhet! As ndërmjetësim ndërkombëtar (të cilët s’kanë haber nga punët tona) e as tryeza pazaresh.

Thjesht një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje. Nga zgjedhjet dhe vetëm nga zgjedhjet do dalë parlamenti pluralist nga ku fillon të veprojë sistemi demokratik.

E vetmja gjë që kërkon një mirëkuptim është kur do jenë zgjedhjet. Më e arsyeshme është që të bëhen në vjeshtë së bashku me zgjedhjet vendore, të cilat në kushtet aktuale nuk mund të mbahen.

Vetëm për kaq nuk mendoj se ka nevojë për cirk ndërkombëtar…


TË NGJASHME