HomePolitikë

Manjani mesazh ambasadës së SHBA: Garanci për sundimin e ligjit është …

Ish- ministri i LSI Ylli Manjani, përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se nëse ambasada e SHBA kërkon të ndihmojë Shqipërinë në sundimin e ligjit, duhet të mbështesë vetëm drejtësinë. Ai shprehet se vetëm SPAK dhe drejtësia e pavarur është garanci për sundimin e ligjit.

“Vetëm drejtësia e pavarur është garanci për sundimin e ligjit. SPAK vërtetë duhet ta mbështesim, por më parë duhet ta çlirojmë nga mbingarkesa artificiale,” tha Manjani.

STATUSI I YLLI MANJANIT
Ambasada e SHBA thotë është në ..”mbështetje të sundimit të ligjit..”.
I couldn’t agree more!

1000% dakort! Këtë po kërkojmë të gjithë të sundojë ligji dhe jo Bosi!
Që kjo të ndodhë, si fillim duhet ndaluar mbështetja për Bosin, që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, pikërisht për të mos lejuar sundimin e ligjit. Kushtetuta është ligji më i rëndësishëm në vend,por që ka dalë nga funksioni për shkak të ndërhyrjeve të Bosit. Ky i fundit na thotë se i bën me bekimin e Amerikës…

Në vijim duhet ndaluar Bosi të përgjojë, shantazhojë e kërcënojë gjykatës e prokurorë. Vetëm drejtësia e pavarur është garanci për sundimin e ligjit.
SPAK vërtetë duhet ta mbështesim, por më parë duhet ta çlirojmë nga mbingarkesa artificiale.

Ta ndihmojmë të fokusohet tek tenderat pa garë dhe sekret, ku gjithmonë fituesi i bie në kokë çmimit; tek koncensionet abuzive; tek abuzimi me financat publike në tërësi.
Kështu që jam krejt dakort me sa thotë Ambasada Amerikane, pavarësisht se jo gjithmonë ato që bën korrespondojnë me këtë që thotë..!

Nëse duan të na ndihmojnë të sundojë ligji, duhet të mos mbështesin ato që bën Bosi.
Përndryshe nëse do vijojnë të na thonë se ata “punojnë me Bosin (dmth qeverinë)”, duhet të mbajnë në konsideratë se sundim të ligjit nuk ka.

P.s. Për të qenë i drejtë në argument, fjala “Bosi” sot nënkupton Edi Ramën. Por në parim kjo gjë ka ndodhur dhe mund ndodhë edhe me të tjerë në vend të tij. Prandaj preferoj ti qëndroj argumentit në parim.

K.S/ GoatNews


TË NGJASHME