HomePolitikë

Manjani: Pjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet lokale, një idiotësi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për situatën politike në vend. Juristi i njohur dhe mjaft aktiv në politikë thekson se opozita duhet të deklarohet qartë e prerë mbi pjesëmarrjen, ose jo në zgjedhjet lokale.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se vendi ka nevojë për një datë të re zgjedhjesh politike.

Nëse opozita do të merrte pjesë në zgjedhjet lokale, sipas Manjanit kjo do të ishte një idiotësi politike.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Për të shmangur çdo pritshmëri, teori e konspiracion, opozita duhet të deklarohet qartë e prerë mbi pjesëmarrjen ose jo në zgjedhjet lokale.

Personalisht e gjykoj idiotësi politike pjesëmarrjen në zgjedhje lokale në këto kushte.

Mesa kam kuptuar nga ligjërimi politik publik nuk besoj se opozita do të shërbente si fasadë duke marrë pjesë, qoftë edhe me deklarata ambasadash!

Por sidoqoftë, kjo çështje duhet sqaruar.

E përsëris: vendi ka nevojë për një datë të re zgjedhjesh politike. Vetëm kështu kthehet në normalitet Parlamenti, siç e kërkojnë edhe të huajt brenda e jashtë vendit.

Fasada ka sa të duash….


TË NGJASHME