HomeTeknologji

Maps po provon përdorimin e Incognito Mode

Google Maps është jashtëzakonisht praktik, të ndihmon që të gjesh çdo vend jashtë shtëpisë suaj, por shërbimi regjistron gjithashtu një ‘ton’ me informacione të vendeve ku keni qenë dhe çfarë keni bërë. Tani, kompania duket se po provon përdorimin e Incognito Mode, duke e bërë më të lehtë lundrimin në aplikacion pa lënë asnjë gjurmë.

Praktikisht, në Incognito mode, Maps nuk do të ruajë historinë tuaj të kërkimit, nuk do të dërgojë njoftime, nuk do të përditësojë historikun e vendndodhjes tuaj, dhe as nuk do të përdorë të dhënat tuaja personale për të personalizuar këtë aplikacion për ju.

Ky opsion është i lehtë për t’u gjetur: Shkoni në fotografinë e profilit tuaj në Maps dhe gjendet pikërisht aty në krye. Një shirit i zi do të shfaqet në krye të ekranit të Maps për të treguar që Incognito mode është aktivizuar.

Incognito mode nuk është akoma i disponueshëm për të gjithë, por për faktin që po testohet, me shumë mundësi do të lançohet së shpejti.


TË NGJASHME