HomeRajon

Maqedoni e Veriut/ 10 raste të reja të fruthit

10 raste të reja të fruthit janë regjistruar gjatë ditës së djeshme, katër prej të cilëve janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive. Bëhet fjalë për 3 persona të rritur nga Petroveci, Aerodromi dhe Saraji dhe një foshnje 10 muajshe nga Bogdanci akoma i pa vaksinuar. Ndërkohë në gjendje kritike me komplikime nga fruthi mbetet 16 vjeçarja me paralizë cerebrale. Ndërsa çdo ditë regjistrohen raste të reja të fruthit, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve, posaçërisht ato të moshës parashkollore. Në Shtëpinë e Shëndetit në Bit Pazar sot kishte radhë të gjata për vaksinim.

“Interesimi është shumë i lartë, edhe vetë po e shihni se radhët jashtë janë shumë të gjata. Domethënë pa statusin vaksinal, pa atë karton dhe vërtetim nuk ka regjistrim të asnjë fëmije në shkollë fillore, kjo është e para dhe më kryesorja. Vaksinimi po kryhet me rregull, mosha parashkollore po vaksinohet me rregull sipas kalendarit të imunizimit, pacientët janë të disiplinuar, vijnë rregullisht, nuk kemi asnjë lloj rezistence që ka të bëj me vaksinimin parashkollor – tha Sonja Ralleva, mjeke.

Sipas doktoreshës Ralleva, i njëjti interesim nuk shfaqet gjatë vaksinimit në teren, respektivisht nëpër shkolla. Ka shumë raste kur prindërit vazhdojnë të refuzojnë vaksinimin e fëmijëve. Numri i saktë i fëmijëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar në teren do të bëhet i ditur javën që vjen, pas përmbylljes së vaksinimit.

“Vaksinat janë forma e vetme për parandalim dhe forma e vetme për shpëtim nga gjendja në të cilën për momentin gjendet I gjithë vendi. Për shkak seriozitet të gjendjes nga virusi I fruthit, përskaj fëmijëve të vaksinuar, të pavaksinuarit janë të parët që do të preken – u shpreh Sonja Ralleva, mjeke.

Për momentin, në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, ka gjithsej 39 pacientë të hospitalizuar, 25 prej tyre të rritur dhe 14 fëmijë.


TË NGJASHME