HomeRajon

Maqedoni e Veriut/ Dy shqiptarët dënohen për vrasjen e 20-vjeçarit

Besir Belja dhe Skender Demiri u dënuan të martën me 19 vjet burg për vrasjen e 20-vjeçarit Nikola Sazdovski. Gjyqtarja Daniela Aleksovska-Stojanovska deklaroi se dy të rinjtë janë shpallur fajtorë për akuzën e vrasjes.

Në të njëjtën kohë, dy të akuzuarit do të duhet të paguajnë edhe gjoba për familjarët e të ndjerit. Prokurori tha se dy të rinjtë shqiptarë do të qëndrojnë në qeli, për shkak se ekziston rreziku i arratisjes.

Avokati i Besir Belja, Nikolce Naumov, kërkoi që për dy të rinjtë të kishte një masë më të lehtë, ajo e “arrestit shtëpiak”, por kjo gjë u refuzua. Gjyqet për këtë rast nisën që më 9 nëntor të vitit të shkuar.

Belja dhe Demiri akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj Sazdovskit, derisa ky i fundit ka ndërruar jetë. Pavarësisht se mjekët morën në dorë çështjen, ata nuk përcaktuan dot se kush e dha goditjen finale.

Familjarët e të akuzuarve ngritën dyshime se rasti është i politizuar.


TË NGJASHME