HomeRajon

Maqedoni e Veriut, Kuvendi pranon dorëheqjen e Gruevskit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka pranuar ditën e sotme dorëheqjen e Nikola Gruevskit, kërkesë të cilën ish-kryeministri e paraqiti në 5 qershor.

Dorëheqjen nga funksioni i deputetit, ish-kryeministri e dha pas procedurave gjyqësore dhe largimit drejt Hungarisë, ku fitoi edhe azil politik.

Dorëheqja kishte arritur në Kuvend me akt noterial dhe me vulat adekuate përmes të cilave vërtetohet se bëhet fjalë për deklaratë personale të Nikolla Gruevskit.


TË NGJASHME