HomeRajon

Maqedoni, regjistrohen temperatura tejet të larta

Disa zona të Maqedonisë së Veriut nga faza e verdhë kaluan në atë portokalli. Në disa rajone temperatura ditore ka arritur në 40 gradë celsius.

Enti hidrometeorologjik paralajmëroi se deri në mesin e javës që vjen vendi do jetë nën fazën e verdhë dhe portokalli, ndërsa pritet që nga fundi i javës së ardhshme të ketë rënie të lehtë të temperaturave.

Autoritetet rekomandojmë që pos të sëmurëve kronikë dhe të moshuarve, diellit t’i shmangen edhe punëtorët e ndërtimtarisë.

Shërbimet e Ndihmës së Shpejtë njoftojnë se temperaturat e larta kanë rritur numrin e pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë.

Kryesisht ka kolapse, rënie të sheqerit si dhe probleme me tensionin e gjakut. Mjekët rekomandojnë që të konsumohen sa më shumë lëngje, ushqime sa më të lehta si dhe të vishet veshmbathje e lehtë dhe me ngjyra të hapura./alsat.m


TË NGJASHME