HomeAktualitet

“Maqedonia e re” variant i ri për marrveshje

Afrimi i afatit për nisjen e negociatave Athinë – Shkup për emrin e
Maqedonisë shton interesin për alternativat e paraqitura nga
ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara.
Në mediat maqedonase përflitet tashmë emri “Nova Makedonija” apo
“Maqedonia e Re”. Mediat kanë publikuar edhe detaje të një marrëveshjeje
paraprake, ku thuhet se në dokumente, gjuha zyrtare do të njihet si
maqedonishtja moderne, ndërsa kombësia si maqedonasit e rinj.
Identiteti do të ketë tre variante të ndryshme – maqedonasit mund ta
njohin veten si maqedonas, për ndërkombëtarët ata do të njihen si maqedonas etnik, ndërsa për grekët sllavomaqedonas.

Negociatat  priten të nisen 18 dhe 19 Janar.


TË NGJASHME