HomeRajon

Maqedonia e Veriut, Merkel: Do të bëj gjithçka që të marrë datë për negociatat

Sot në Bruksel kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të bëjë gjithçka që Maqedonia e Veriut të marrë datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE deri në muajin tetor.

E pyetur nga AIM për fundin e samitit dyditor dhe nëse mund të garantojë datë për negociatat, Merkel tha se dje liderët e vendeve të BE-së kanë diskutuar për Maqedoninë e Veriut.

“Do të bëj gjithçka që mundem që të merret vendim pozitiv, pasi Maqedonia e Veriut ka bërë punë shembullore me Marrëveshjen e Prespës, punë të shkëlqyer dhe kemi biseduar për këtë. Bëhet fjalë për disa javë, por angazhimi ynë mbetet dhe unë do të angazhohem maksimalisht”, tha Merkel.


TË NGJASHME