HomeSport

Maqedonia e Veriut “turpëron” Gjermaninë

Futbolli është plot surpriza dhe e tillë ishte ede ndeshja e zhvilluar mes Maqedonisë së Veriut dhe Duinsburgut të Gjermanisë. Me 5 lojtarë shqiptarë në fushë Maqedonia e Veriut ka mposhtur gjermanët me rezultatin 1 me 2 duke u ngjitur në vendin e dytë në Grupin J të cilin e kryeson për befasinë e të gjithëve Armenia me pikë të plota.

Epërsia u arrit që në pjesën e aprë, me një gol të Pandevit, gol i shënuar në minutat shtesë, me asistin e Enis Bardhit.

Në minutën e 63-të Gundogan barazoi me një penallti, por Maqedonia e Veriut rrëmbeu fitoren në 5 minutat e fundit me Elamasin.

Sakaq në Grupin e Shqipërisë Anglia fitoi 2-1 përballë Polonisë Ndeshja u luajt pa sulmuesin kryesor, Robert Lewandowski dhe ishte Harry Kane ai i cili zhbllokoi takimin me 11-metërsh në minutën e 19-të, por Moder barazoi në të 58-tën. Për epërsia nga “Tre Luanët” u arrit në minutën e 85-të.

-Hungaria bëri detyrën, duke fituar 1-4 në fushën e Andorrës.

Në Grupin C, Italia fitoi 0-2 në fushë ne Lituanisë, ku shënuan Sensi dhe Ciro Immobile, i dyti në shtesë me penallti, ndërsa Irlanda e Veriut barazoi pa gola me Bullgarinë.

Në sfidën e vetme të Grupit D, Franca triumfoi në fushën e Bosnjë Hercegovinës me golin e Antoine Griezmann.

Më poshtë të gjitha rezultatet e ditës në eliminatoret e Botërorit.

Ndeshjet:

Armeni – Rumani 3-2

Andorrë – Hungari 1-4

Austri – Danimarkë 0-4

Bosnjë Herzegovinë – Francë 0-1

Angli – Poloni 2-1

Gjermani – Maqedoni e Veriut 1-2

Greqi – Gjeorgji 1-1

Lihtenshtajn – Islandë 1-4

Lituani – Itali 0-2

Moldavi – Izrael 1-4

Irlandë e Veriut – Bullgari 0-0

San Marino – Shqipëri 0-2

Skoci – Ishujt Faroe 4-0

Spanjë – Kosovë 3-1

Ukrainë – Kazakistan 1-1


TË NGJASHME