HomeLajmi i Fundit

Maradona lë amanetet për djalin para vdekjes, gjendet mesazhi zanor në “WhatsApp”

Vdekja e ikonës së futbollit, Diego Armando Maradona, ka tronditur të gjithë tifozët dhe adhuruesit e tij, e sakaq pas vdekjes çdo pjesës nga jeta e tij jopublike po bëhet shumë virale dhe ka shumë interes nga të gjithë.

Sëfundmi është publikuar një audio, të cilën Maradona ia kishte dërguar të dashurit aktual, të ish të dashurës së tij Veronica Ojeda, përmes aplikacionit “WhatsApp”.

Ai aty ishte shprehur se kërkonte nga partneri i nënës së të birit, që të kujdesej fort për djalin e tij, duke qënë se zotëria në fjalë është njerku i të birit Dieguito Fernando.

“Përshëndetje Mario, jam Diego. E di që do të duket e pabesueshme për ty, por unë e shoh mirë Veron. Ajo më tha se është koha që të jetojë me ty. Kujdesu për të dhe për engjëllin tim, që nuk ka krahasim me asgjë. Unë kam shumë fëmijë, por ky do të m’i shtojë thinjat. Përqafime”, është shprehur Maradona në mesazh.

Hetimet për vdekjen e Diego Maradonës kanë pësuar një pikë kthese, mes dyshimeve se ylli i futbollit mund të ketë gjetur vdekjen nga neglizhenca mjekësore.