HomeAktualitet

Maratonë ndërkombëtare në Liqenin Artificial, tranformohet diga/FOTO

Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, vazhdon të transformohet ditë pas dite. Një pamje komplet e re po pëgatitet për hyrjen te shëtitorja e Liqenit nga ana e Parkut Zoologjik, si pjesë e punimeve për rikualifikimin e digës.

Rrepira e mëprashme do të shndërrohet në një infrastrukturë të re e praktike që mundëson krahas shkallëve, edhe kalimin me lehtësi të biçikletave dhe karrocave.

Ndërkohë, ka nisur puna për vendosjen e kangjellave me elementë druri përgjatë shëtitores te diga, një masë e domosdoshme për të ndaluar kalimin e frekuentuesve te skarpati e për t’i orientuar drejt shkallëve.

Paralelisht, po vijon puna edhe nga punonjësit e APR mbjellja me bimësi dekorative përgjatë shëtitores duke zbukuruar një nga zonat më të frekuentuara e të dashura të Parkut të Madh!

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë riparuar pistën e vrapimit e cila do të ndihmojë jo vetëm ata që do të bëhen pjesë e Maratonës, por njëkohësisht edhe mijëra qytetarëve të cilët preferojnë vrapin në natyrë për një jetë më të shëndetshme.

Për herë të parë, Liqeni i Tiranës do të jetë pjesë edhe e Maratonës së Tiranës, ku vrapuesit nga 40 vende të ndryshme të botës do të kalojnë.


TË NGJASHME